Rruga Sami Frashëri, Ndërtesa nr 11, Tiranë
Realizojmë faqe interneti cilësore dhe efikase në mënyrë që të komunikojnë vlerat e brand-it tuaj dhe të rrisin imazhin për një produkt ose shërbim. Zhvillojmë ide origjinale duke transformuar faqen tuaj në një instrument efektiv për rritjen e audiencës.
Suksesi është gjithmonë i bazuar në një strategji të qëndrueshme.
Keni një objektiv? Ejani të programojmë së bashku hapat për arritjen e tij...
ASL Tech Web, një agjenci dixhitale e dedikuar për të rritur prezencën online të klientëve tanë dhe arritjen e objektivave të tyre, në sajë kjo të integrimit të strategjisë, markës, dizajnit dhe marketingut.
Ekipi ynë i specialistëve të marketingut dixhital do t'ju ndihmojë ne zhvillimin e:
Një strategji gjithëpërfshirëse e Social Media në sajë të një analize të detajuar rreth vizionit të biznesit, hulumtimit të tregut dhe audiencës që ai dëshiron të arrijë.
Ne ofrojmë konfigurime të llogarive te reja, krijim postimesh të një cilësie te lartë, menaxhim dhe optimizim i strategjive marketing, për të rritur vizibilitetin dhe ndërveprimin e duhur të klientëve me faqen, të cilët janë të interesuar për kompaninë tuaj dhe atë që ju mund t'i ofroni.Stafi ynë do t’ju ndihmojë të optimizoni dizajnin, kodin dhe përmbajtjen e website-it tuaj në mënyrë që të arrini një rankim të mirë në rezultatet e kërkimit për keyword-et e dëshiruara. Kjo do t’ju mundësojë të tërhiqni klientët potencialë për biznesin tuaj.
Ofrojmë shërbime profesionale të marketingut pay-per-click. Profesionistët tanë të certifikuar janë në gjendje të ndërtojnë, harmonizojnë dhe optimizojnë vazhdimisht fushatat tuaja,në bazë të një monitorimi të detajuar, për të arritur ROI maksimale.
Një strategji e rëndësishme marketingu, e cila përfshin dizenjim të personalizuar, newsletter-a profesionale dhe e-maile automatike drejt një audience të targetizuar, duke pasur si synim rritjen e trafikut të website-it, brand awareness, gjenerimin e lead-eve, si dhe promovimin e produkteve dhe shërbimeve.
Brandi është zëri juaj vizual, përcakton vlerat dhe kulturën e çdo kompanie. Është e rëndësishme të përcillni besim, përmes identitetit vizual. Ne punojmë për të krijuar një imazh viziv unifikues, përmes elementëve të cilat janë të rëndësishme për imazhin e brand-it.
Ofrojmë krijimin e:
Gjithashtu çdo klient do të ketë një ''brandbook'', i cili do të shërbejë si guidë për ndjekjen e linjës së brand-it.
Ofrojmë një plan editorial të mirë-studiuar, në të cilin përfshihet: shkrim marketingu profesional për faqe web-i,media sociale, blog dhe fletëpalosje sipas teknikave të copywriter-it, në përputhje me audiencën e synuar. Me Ne audienca juaj do të dëgjojë zërin që dëshiron.