5 0

Një nga gabimet më të mëdha që bëjnë bizneset, sidomos në Shqipëri, është që mendojnë t’ju shesin të gjithëve. Një nga marketuesit më të mëdhenj në botë thotë “Nëse ke një produkt për të gjithë, ke një produkt për askënd.”. Nga shumë pyetjet që duhet të bësh nëse operon me një biznes është ‘KUJT po i shes?’. Cila është audienca jote ideale? Kush janë ata persona që do rezononin më shumë me produktin që shet?

Njerëzit sot targetohen nga kaq shumë reklama, prandaj duhet ose të luftosh për vëmendjen e tyre, OSE (të shmangësh luftën) dhe thjesht të targetosh ata persona që me të vërtetë j’u intereson ajo që bën ti, ndryshe target-audiencën tënde.

Çfarë është target-audienca?

 

Po çfarë është tamam-tamam një target-audiencë?

Target-audienca është pikërisht tipi i klientëve që një biznes synon të arrijë nëpërmjet produkteve dhe fushatave të Marketingut. Këta klientë janë ata që kanë më shumë mundësi të blejnë prej teje.

Target-audiencat kanë karakteristika të tyret dhe ndahen në grupe. Një shembull target-audience është: nëna të reja, mosha 25-35 vjeç, që jetojnë në Tiranë, pëlqejnë të gatuajnë dhe pëlqejnë udhëtimet.

 

Ato kanë rëndësi sepse janë e vetmja mënyrë që të punosh me njerëz që janë gati për ta blerë atë që ofron ti, duke të kursyer kohë dhe para.

 

Si ta përcaktosh target-audiencën tënde?

 

Tani që e ke parasysh se çfarë është një target-audiencë dhe përse ka rëndësi, hapi i rradhës është ta përcaktosh atë për biznesin tënd. Përcaktimi i target-audiencës është një proçes që nuk kërkon shumë kohë dhe të ndihmon shumë për ardhmërinë e biznesit.

 

Mendo një klient ideal të biznesit tënd. Shkruaj çfarë karakteristikash ka ky person:

Karakteristika Demografike:

 

Mosha

Gjinia

Vendbanimi

Edukimi

Gjendja civile

Të ardhurat

Preokupimi

Sa fëmijë kanë

 

Karakteristika Psikografike:

 

Interesat

Hobit

Vlerat

Sfidat e jetës dhe synimet

Personaliteti

Objektiva dhe ëndrra

Aktivitetet që kryejnë gjatë ditës

Brandet e tjera nga të cilat blejnë

 

 

Pas kësaj, çdo gjë që shpërndan në rrjete sociale, reklamat që bën, mënyra si flasin punonjësit, ngjyrat e brandit, etiketimin e produkteve e çdo gjë tjetër mendoje sikur po ja shfaq këtij personi.  

 

Para se të ndërtosh një personalitet të klientit tënd ideal fillimisht duhet të mendosh çfarë e bën biznesin tënd të veçantë, çfarë ka ndryshe nga bizneset konkuruese në treg? Vetëm kështu do të dish se çfarë dhe si të marketosh te audienca ideale e biznesit.


Gjithashtu, një gabim serioz që bëjnë shpesh drejtuesit e bizneseve është që mendojnë se klienti i tyre ideal është dikush si vetja. Ndoshta ti mund ta pëlqesh produktin tënd sepse e ke hedhur në treg, por kjo nuk do të thotë se të gjithë ata që pëlqejnë produktin tënd kanë të njëjtin tip dhe personalitet si ti.

 

Këshillë tjetër nga ana jonë është që të shikosh dhe çfarë po bëjnë konkurentët e tu në këto momente. Ju keni të njëjtat target-audienca dhe vetëm kështu mund të bësh një diferencim me brandet e tjera të së njëjtës fushë.

 

Duke i pasur këto në mendje, syno që t’i targetosh këta persona. Nuk është e thënë se dikush që nuk është pjesë e target-audiencës nuk duhet të targetohet, por e mira është që buxheti i Marketingu të shfrytëzohet në mënyrë sa më efiçiente të jetë e mundur.

Me kalimin e kohës do shohësh që ndarja e audiencës do jetë gjithmonë e më e saktë dhe specifike. Vetëm shmang të qenit specifik në ekstrem dhe sigurohu që grupi që do targetosh të jetë mjaftueshëm i madh sa të sjellë fitime për biznesin.



Lini një koment